242 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

GARËS PËR KRYEPROKURORË TË SHTETIT I BASHKOHEN EDHE KANDIDATËT IMER BEKA DHE METUSH BIRAJĐ

Prishtinë, 13 janar 2015 - Komisioni për Rishqyrtim i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i përbërë nga u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, Kryetar, u.d. e Kryeprokurores së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sevdije Morina dhe Prokurores së Prokurorisë së Apelit, Bedrije Syla – Alshiqi,  ka rishqyrtuar kërkesën për rikonsiderim të kandidatëve për Kryeprokurorë të Shtetit, Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka dhe u.d. i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Metush Biraj.

Kërkesa për rikonsiderim është bërë pas vendimit të Panelit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për shqyrtimin preliminar të aplikacioneve të kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, që kandidatët Beka dhe Biraj nuk mund të vazhdojnë garën për Kryeprokurorë të Shtetit, pasi të njëjtit nuk i kanë pasur dokumentet e kompletuara sipas kritereve të parapara me konkursin për Kryeprokurorë të Shtetit.

Komisioni për Rishqyrtim i Këshillit Prokurorial të Kosovës, pasi ka rishqyrtuar kërkesën për rikonsidrim dhe ka shikuar dokumentacionin e dy kandidatëve, ka konstatuar që tani kandidatët Beka dhe Biraj kanë kompletuar dokumentacionin e kërkuar në bazë të kritereve të konkursit për Kryeprokurorë të Shtetit dhe kanë marrë vendim që edhe këta dy kandidatë të vazhdojnë garën për Kryeprokurorë të Shtetit.

Garës se kandidatëve për Kryeprokurorë të Shtetit, Laura Pula, Aleksandër Lumezi, Shyqri Syla dhe Agron Galani, tani pas vendimit të Komisionit për Rishqyrtim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i janë bashkuar dhe Imer Beka dhe Metush Biraj.