2392 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Diskutohet për ngarkesën dhe zgjidhjen e lëndëve të vitit 2018

Prishtinë, 15 mars 2019 - Komisioni për Administrim të Prokurorive, i udhëhequr nga kryesuesja e tij, Radica Miliq, ka mbajtur takimin e radhës, me ç ‘rast ka diskutuar për një sërë çështjesh me rëndësi për sistemin prokurorial.

Në këtë takim është diskutuar për ngarkesën dhe zgjidhjen e lëndëve nëpër prokurori në vitin 2018, si dhe nevojat për transferime të përkohshme të prokurorëve në bazë të të gjeturave, të cilat do të prezantohen pas analizës së nevojshme.

Po ashtu është diskutuar për procesin e zbatimit të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), për rezultatet e dala në bazë të mbikëqyrjes nga Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive për implementimin e këtij sistemi.

Në fund të këtij takimi u tha se raporti monitorues do të përmbajë vlerësimin e shkallës së përdorimit të SMIL-it nga prokurorët dhe personeli, saktësinë e madhe të të dhënave të regjistruara në këtë sistem, regjistrat fizikë, kurse raporti do të përmbajë sfidat dhe rekomandimet e procesit të zbatimit të tërësishëm të SMIL-it.