2371 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi i KPK-së ka takuar kryetarin e Odës së Mjekëve të Kosovës

Prishtinë, 8 mars 2019 -  Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pritur në takim kryetarin e Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, me të cilin ka diskutuar për temat që ndërlidhen me bashkëpunim e ndërsjellë, si dhe me ekspertizat mjekësore që mund të paraqiten si të nevojshme gjatë fazave të ndryshme të procedurave penale në sistemin prokurorial.

Gjithashtu në takim është diskutuar edhe për zbatimin e Kodit të Etikës së Mjekëve, si një dokument shumë i rëndësishëm për realizimin e obligimeve profesionale dhe humane të mjekëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit në mes të sistemit prokurorial të Kosovës dhe Odës së Mjekëve të Kosovës, në të gjitha fushat përbrenda kompetencave dypalëshe përkatëse, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët.