2352 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Vazhdon hartimi i Rregullores për procedurën disiplinore për prokurorë dhe gjyqtarë

Prishtinë, 1 mars 2019 – Prokurorë dhe gjyqtarë janë mbledhur në një punëtori dyditore për hartimin e politikave për hartimin e Rregullores për zbatimin e Ligjit për procedurën disiplinore për prokurorë dhe gjyqtarë.

Gjatë kësaj punëtorie do të shqyrtohet Ligji për përgjegjësi disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe çështjet kryesore, të cilat do të elaborohen në Rregulloren për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve e prokurorëve.

Po ashtu, gjatë këtyre dy ditëve të kësaj punëtorie do të diskutohet për ankesën ndaj vendimit disiplinore, anonimizimin dhe publikimin e vendimeve disiplinore.

Përveç prokurorëve dhe gjyqtarëve, në këtë punëtori po marrin pjesë edhe personeli mbështetës nga Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, si dhe partnerë ndërkombëtarë, të cilët me ekspertizat e tyre janë duke e mbështetur hartimin e kësaj rregulloreje.