234 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

ËSHTË MBAJTUR TAKIMI I RADHËS I KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS, 6 Maj 2014

Prishtinë, 6 Maj 2014 – Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryeprokurori i Shtetit, dhe njëherësh kryetari i Këshillit,  z. Ismet Kabashi.

Gjatë takimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, u caktuan afatet kalendarike për intervistimin e kandidatëve për kryeprokurorë, shpalljen e listës së ngushtë me tre kandidatë, votimin për kandidatë, si dhe, për propozimin definitivë për emërim të Kryeprokurorit të Shtetit nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Si pikë tjetër e rendit të ditës për shqyrtim dhe miratim, ishte vendimi i KPK-së, për shpërndarjen (publikimin) e pozitave të lejuara me buxhetin e vitit 2014 për 25 prokurorë dhe 55 punonjës mbështetës. Propozimi i Komisionit për shpërndarjen e punonjësve mbështetës u miratua ashtu siç ishte propozuar nga komisioni.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial, u njoftua lidhur me përgjigjen e përfaqësuesve të Sindikatës së prokurorive. Ndërkaq, Këshilli Prokurorial iu ka rekomanduar atyre që të themelohet sindikata e të punësuarave në prokurori, të kryen zgjedhjet dhe të zgjidhen përfaqësuesit legjitim të tyre me të cilët KPK-ja do të kontaktojë. Këshilli Prokurorial do të ndërmerr gjithnjë masa që zyrtarët e sistemit prokurorial t’i gëzojnë pagat ekuivalente sikurse zyrtarët e Këshillit Gjyqësor.

Sa i përket informimit rreth raportit të Komisionit Vlerësues të Komisionit Evropian, Këshilli Prokurorial konstatoi se u informua lidhur me të gjeturat e Komisionit Vlerësues të Këshillit të Evropës.

Si dhe, pika e fundit e këtij takimi ishte, raportimi nga prokurori Shqipdon Fazliu, Koordinator Kombëtar për krime ekonomike. Raporti i punës së koordinatorit Fazliu, u shqyrtua dhe u aprovua. Po ashtu, ky raport u vlerësua lartë nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës.