2338 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Drejtori Krasniqi ka mbajtur takim përmes videokonferencës me administratorët e prokurorive

Prishtinë, 27 shkurt 2019 – Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, ka mbajtur një takim përmes videokonferencës me administratorët e prokurorive, me të cilët ka biseduar për një numër të çështjeve, që lidhen me aktivitetet e përditshme të prokurorive.

Me këtë rast është diskutuar për sistemin e raportimit të personelit administrativë dhe administratorëve, me qëllim të ngritjes se nivelit të llogaridhënies, ndërsa u kërkua zbatimi me përpikëri i dy udhëzimeve - Udhëzimit për menaxhimin e veturave zyrtare dhe Udhëzimit për menaxhimin e pasurisë.

Gjithashtu gjatë këtij takimi është shqyrtuar paraqitja e kërkesave të ndryshme sipas formave standarde dhe një sërë çështjesh të tjera të ngjashme, të cilat kanë të bëjnë më personelin, por rrjedha e punës në projektin e menaxhimit elektronik të lëndëve – SMIL dhe sfidat në zbatimin e tij.

Ndër të tjera, temë diskutimi gjatë këtij takimi ishin edhe çështjet që ndërlidhen me financat dhe nevojat për ofrimin e shërbimeve të ndryshme, përfshirë edhe renovimin e objekteve të prokurorive.

Ky takim është organizuar në kuadër të mbikëqyrjes dhe koordinimit nga ana e Sekretariatit të KPK-së për prokuroritë e të gjitha niveleve.

Në këtë takim kanë marrë pjesë është udhëheqësit e departamenteve dhe personeli i Zyrës së Drejtorit të Sekretariatit.