2317 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

KPK-ja dhe Fakulteti Juridik i Kolegjit “AAB” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Prishtinë, 20 shkurt 2019 – Këshilli Prokurorial i Kosovës, Fakulteti Juridik i Kolegjit “AAB” kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Ky memorandum bashkëpunimi është nënshkruar nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, dhe Dekani i Fakultetit Juridik të Kolegjit “AAB”, Veton Vula.

Qëllimi i këtij Memorandumi të bashkëpunimit është krijimi i bashkëpunimit në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Fakultetit Juridik të Kolegjit “AAB” për mundësinë e mbajtjes së praktikës, vizitave studimore për studentët e Fakultetit Juridik, si dhe prezantimit të ekspertëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës  para studentëve të Kolegjit “AAB” për tema të veçanta, të cilat ndërlidhën me fushën e sistemit të drejtësisë.

Ky memorandum parasheh organizimin e aktiviteteve të përbashkëta profesionale me qëllim të shkëmbimit të praktikave të mira në mes të dy institucioneve.