2312 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi i KPK-së ka takuar Avokatin e Përgjithshëm Shtetëror

Prishtinë, 14 shkurt 2019 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni është takuar me Avokatin e Përgjithshëm Shtetëror, Sami Istrefi, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushat, në të cilat lejohet bashkëpunimi, pa cenuar pavarësinë e dy institucioneve.

Kryesuesi Hyseni ka shprehur gatishmërinë e KPK-së në mbështetje profesionale për të kontribuar në kompletimin e legjislacionit të Avokaturës Shtetërore.

Po ashtu, Kryesuesi Hyseni, ka kërkuar nga Avokati i Përgjithshëm Shtetëror që gjatë punës së tyre në përfaqësimin e institucioneve publike pranë organeve gjyqësore, nëse hasin në ndonjë element të veprës penale, të njoftohet sistemi prokurorial i Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit, me qëllim të luftimit të dukurive kundërligjore, me fokus në pengimin e veprimeve të ndryshme, të cilat kanë për qëllim dëmtimin e buxhetit të Kosovës.