2274 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial dhe Kryeprokurori i Shtetit vizitojnë Prokurorinë Speciale

Prishtinë 29 janar 2019 –Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, së bashku me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, kanë zhvilluar një vizitë pune në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).  

Gjatë qëndrimit në këtë prokurori, Kryesuesi i KPK-së dhe Kryeprokurori i Shtetit janë njoftuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, për punën që është duke bërë ky institucion në trajtimin e lëndëve nën juridiksionin e tij.

Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, ka thënë që iniciativa për të zhvilluar këtë vizitë të përbashkët në Prokurorinë Speciale është që të bëhen hapa konkretë në trajtimin e rasteve, të cilat presin të shqyrtohen nga kjo prokurori.

Ndërkaq, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka vlerësuar punën e deritashme të PSRK-së dhe prokurorëve të saj, mirëpo edhe përkundrejt këtyre arritjeve, ai ka kërkuar angazhim dhe efikasitet më të madh në zgjidhjen e lëndëve të shenjëstruara, të cilat kanë të bëjnë me korrupsionin e nivelit të lartë, krimin e organizuar, krimet e luftës dhe rastet e terrorizmit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e PRSK-së premtuan se do të angazhohen maksimalisht për të kryer lëndët e papërfunduara dhe do të kenë në fokus të veçantë procedimin e lëndëve me prioritetet të lartë.  

Në përfundim të takimit u tha se kjo prokurori do të ketë mbështetjen e fuqishme edhe nga partnerët strategjikë që mbështesin sistemin prokurorial, me anë të ofrimit të kuadrove me ekspertizë të specializuar në fusha të ndryshme të kriminalitetit.

Takimet e tilla të krerëve të sistemit prokurorial do të vazhdojnë edhe në prokuroritë e tjera të vendit.