2260 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi i KPK-së premtoi angazhim maksimal për të drejtat e punonjësve të administratës së sistemit prokurorial

Prishtinë, 22 janar 2019Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës, në të cilin morën pjesë edhe anëtari i KPK-së, Zejnullah Gashi dhe drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi.

Fillimisht, kryesuesi Hyseni ka falënderuar përfaqësuesit sindikalë për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet e sistemit prokurorial, duke thënë se ekziston pajtim dhe mirëkuptim i dyanshëm në debatin për realizimin e kërkesave të mundshme dhe, natyrisht, edhe respektimin e obligimeve të përbashkëta kushtetuese e ligjore. 

Gjatë takimit janë diskutuar çështje të rëndësishme që ndërlidhen me të dyja palët - Këshillin Prokurorial dhe Sindikatën e Pavarur të Judikaturës së Kosovës, siç janë kërkesat për ndryshimin e statusit të veçantë të shërbyesve civilë në institucionet e drejtësisë, çështje kjo, që është prezantuar për shqyrtim kohë më parë edhe para komisionit përkatës parlamentar. 

Ne do të kërkojmë sërish me anë të mekanizmave institucionalë dhe ligjorë që kemi në dispozicion që administrata e  shtyllës së tretë të pushtetit të marrë statusin e veçantë të shërbyesve civilë”, ka thënë kreu i KPK-së.

Ndërkohë, në përmbyllje të takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan për të vazhduar përpjekjet për avancimin e mirëqenies dhe realizimin e obligimeve institucionale për punonjësit e sistemit prokurorial.