224 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

U MBAJT TAKIMI I RADHËS SË ANËTARËVE TË KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS

Prishtinë, 4 tetor 2013 - Sot u mbajt takimi i pesëdhjetegjashtë i anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryeprokurori i Shtetit, dhe njëherësh kryetari i Këshillit,  z. Ismet Kabashi.

Në këtë takim u bë shqyrtimi i performancës së 27 prokurorëve, të cilëve iu skadon mandati fillestar më 22 tetor 2013. Pas shqyrtimit të vlerësimeve të punës së prokurorëve dhe dokumentacionit tjetër përkatës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, morri vendim që t’i propozoj presidentes së Republikës së Kosovës të bëj riemërimin me mandat të përhershëm të prokurorëve: Hivzi Bajraktari, Besa Limani, Ruhan Salihu, Ali Ajdini, Elez Blakaj, Shkëlzen Ibrahimi, Agron Bajrami, Habibe Statovci-Salihu dhe Ikramije Bojaxhiu nga Prokuroria Themelore në Prishtinë; Ardian Hajdaraj dhe Vlora Banushaj nga Prokuroria Themelore në Pejë; Isuf Sadiku, Shefik Memeti dhe  Shqipdon Fazliu nga Prokuroria Themelore në Gjilan; Nazan Shero, Beqë Shala, Sahide Sefa, Arben Ramadani, Elfete Purova, Mehreme Hoxha dhe Admir Shala nga Prokuroria Themelore në Prizren; Xhavit Osmani dhe Ali Selimaj nga Prokuroria Themelore në Gjakovë;  si dhe Shukri Jashari, Burim Qerkini, Agim Kuka dhe Veton Shabani nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.  Në këtë takim Këshilli themeloi edhe 2 komisione, Komisionin për procesin e emërimit të prokurorëve, të përbërë nga: Jetish Maloku-kryesues, Sylë Hoxha–zëvendës kryesues, Haxhi Dërguti–anëtar, Lulzim Sylejmani–zëvendës anëtar, Agron Galani–anëtar dhe Agim Kurmehaj–zëvendës anëtar, si dhe Komisionin për Rishqyrtim të përbërë nga: Idain Smaijli–kryesues, Sevdie Morina–zëvendës kryesuese, Jusuf Mejzini–anëtar, Laura Pula–zëvendës anëtare, Haki Gecaj–anëtar dhe Bedrie Alshiqi–zëvendës anëtare. Po ashtu, gjatë këtij takimi u shqyrtua dhe u aprovua edhe Plani për Reagim Emergjent për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, i cili plan ka për qëllim sigurimin e procedurave, të cilat duhet ndjekur gjatë situatave emergjente nga personeli i Prokurorit të Shtetit. Ky plan është i domosdoshëm për ruajtjen e jetës, shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies së punëtorëve dhe vizitorëve në hapësirat e punës së prokurorit të shtetit dhe për të siguruar mbrojtjen e pasurisë së tij gjatë situatave emergjente.

Në fund të këtij takimi u shqyrtua dhe u aprovua edhe dorëheqja e paraqitur nga prokurori Bahri Salihu, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i cili i ka paraqitur dorëheqjen për shkaqe shëndetësore Këshillit Prokurorial të Kosovës.