222 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 6 shtator 2013 – Sot u mbajt takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga  kryetari i Këshillit  njëherësh kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi. 


Në këtë takim Këshilli shqyrtoi dhe aprovoi  Rregulloren për Rekrutimin, Emërimin dhe Riemërimin e prokurorëve. 

Në pajtim me ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Ligjin për Prokurorin e Shtetit dhe rregulloren e lartpërmendur, Këshilli mori vendim për shpalljen e konkursit për pranimin e 22 prokurorëve të rinj. Për Prokurorinë Themelore në Gjilan (2) prokurorë, Prokurorinë Themelore në Pejë dy(2), Prokurorinë Themelore në Prishtinë trembëdhjetë (13) prokurorë, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë tre (3) prokurorë,  dhe në Prokurorinë Themelore në Ferizaj dy (2) prokurorë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës(KPK), mori vendim që kryeprokurorët e të gjitha prokurorive themelore të raportojnë në një nga takimet e radhës së Këshillit lidhur me zbatimin e dispozitave ligjore lidhur me kërkesat për sekuestrim dhe konfiskim nga ana e prokurorëve, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2013..

Po ashtu në këtë takim u themelua komisioni prej tre anëtarësh, ku duhet të njoftojnë Këshillin Prokurorial të Kosovës(KPK) lidhur me kryerjen e obligimeve të Këshillit që dalin nga raporti mbi zbatueshmerinë e planit të veprimit kundër korrupsionit për periudhën shkurt-maj 2013.

 Në këtë mbledhje, KPK përkrahu iniciativën e Kryeprokurorit të Shtetit për lidhjen e Memorandumit për Bashkëpunim në mes të Këshillit Gjyqësorë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Policisë së Kosovës, Komisionit Qendror Zgjedhor dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për zgjedhjet e 3 nëntorit të këtij viti.