2143 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbahet punëtoria për funksionalizimin e bazës së të dhënave për dosjet e prokurorëve

Prishtinë, 25.10.2018 - Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive (NJSHPP) ka realizuar një punëtori dyditore për funksionalizimin e bazës së të dhënave për dosjet e prokurorëve.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte aftësimi i zyrtarëve përgjegjës për regjistrimin e të dhënave në databazë. Gjithashtu u përcaktuan të drejtat dhe përgjegjësitë për secilin zyrtarë në procesin e menaxhimit të punëve në kuadër të kompetencave të NJSHPP-së, me ç’rast u diskutuan modifikimet e nevojshme në këtë bazë të dhënash, me qellim të përshtatjes me shërbimet e ofruara nga NJSHPP-ja.

Baza e të dhënave është dizajnuar në gjashtë module, me anë të së cilës synohet digjitalizimi i proceseve të rekrutimit, transferimit, avancimit dhe të dhënave për masat disiplinore, vlerësimet e performancës, trajnimet dhe pushimet, përfshirë edhe të dhënat e përgjithshme për prokurorë.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishte personeli i NJSHPP-së dhe përfaqësuesit e Departamentit të Teknologjisë Informative të Sekretariatit të KPK-së.