2128 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i KPK-së diskuton për procesin buxhetor 2019

Prishtinë, 19 tetor 2018 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesi, z. Zejnullah Gashi, ka mbajtur sot takimin e tij të rregullt.

Anëtarët e Komisionit kanë diskutuar në vijim për qarkoren e dytë buxhetore në procesin e aprovimit të buxhetit të vitit 2019 për sistemin prokurorial të Kosovës.

Gjithashtu, me këtë rast, Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel ka vlerësuar ndarjen e buxhetit nga Ministria e Financave (MEF), me ç’rast janë identifikuar mungesat buxhetore në kategori të caktuara ekonomike.

Në përfundim të takimit është vendosur që të adresohen mungesat e buxhetit, përfshirë edhe argumentimin në detaje të nevojave në kuadër të procesit të mëtejshëm të aprovimit në Qeveri dhe në Kuvendin e Kosovës.