2120 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Takim lamtumirës me Këshilltaren e EULEX-it, Agatha Bouten

Prishtinë, 9 tetor 2018 -  Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Lavdim Krasniqi, ka mbajtur një takim lamtumirës me Këshilltaren e EULEX-it në Këshillin Prokurorial dhe institucionin e Prokurorit të Shtetit, znj. Agatha Bouten.

Z. Krasniqi ka falënderuar znj. Bouten për kontributin e saj shumëvjeçar të dhënë në këshilldhënien dhe ofrimin e ekspertizës për çështjet e përgjithshme të zhvillimit të sistemit prokurorial të Kosovës, veçanërisht të Sekretariatit të KPK-së.

“Ju falënderojmë dhe shprehim konsideratë të lartë, ngaqë kontributi juaj shumëvjeçar është shquar në mënyrë esenciale, duke ndihmuar fuqishëm për avancimin dhe fuqizimin e veprimtarisë së përgjithshme të administratës së sistemit prokurorial ”, ka thënë kreu i Sekretariatit të KPK-së.

Znj. Agatha Bouten është një eksperte holandeze, e cila ka dhënë kontribut të gjatë në fushën e hartimit të akteve nënligjore, ngritjen e kapaciteteve administrative dhe në proceset e rekrutimit të prokurorëve dhe personelit të sistemit prokurorial të Kosovës, si dhe në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar juridik