2055 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Fillon trajnimi i stafit për përdorimin e SMIL-it në Prokurorinë Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 13 shtator 2018 - Në Prokurorinë Themelore të Prishtinës (në Sektorin e Shkrimores) ka filluar trajnimi i staift për përdorimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL).

Ky trajnim në Sektorin e Shkrimores ka për qëllim familjarizimin e stafit me platformën moderne dhe efikase, duke arritur aftësimin në të njëjtën kohë për aplikimin dhe futjen e lëndëve dhe të dhënave, si fazë e parë e parë e zbatimit të këtij sistemi në menaxhimin e lëndëve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Në këtë kuadër, stafi i Sektorit të Shkrimores, nën mbikëqyrjen e trajnerëve të Prokurorisë, ka bërë trajnimin e stafit, përfshirë procesin e punës që nga pranimi i kallëzimit penal, regjistrimit të tij në sistem, e deri në fazën e ndarjes së lëndëve përmes sistemit te prokurorët.

Prokuroria Themelore në Prishtinë është në proces të përgatitjeve për fillimin e trajnimit të këtij sistemi edhe në zyrat e prokurorëve, proces ky, i cili do të vazhdojë deri në vënien në zbatim të plotë të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve.