2050 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbahet takimi i 156-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 7 shtator 2018 – Këshilli Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesi i tij, z. Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e rregullt, të 156-tin me radhë, në të cilin janë shqyrtuar dhe miratuar një sërë çështjesh në kuadër të fushëveprimtarisë së tij.

Kryesuesi i KPK-së, z.Isufaj, ka theksuar se në bazë të raportimeve është shënuar ngritje e efikasitetit në punën e prokurorive dhe prokurorëve përgjithësisht dhe një rritje e seriozitetit në trajtimin e detyrave dhe përgjegjësive, gjë që përbën një vlerë të shtuar dhe të rëndësishme në prezantimin tonë institucional para qytetarëve të Kosovës.

Këshillit Prokurorial i Kosovës ka bërë shqyrtimin dhe miratimin i Raportit të Komisionit Mbikëqyrës për zbatimin e Planit strategjik për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike për periudhën janar-qershor 2018, raportet nga komisionet e përhershme të Këshillit për periudhën janar – qershor 2018, si dhe ka bërë shqyrtimin e Raportit për vlerësimin e dytë të performansës së 12 prokurorëve me mandat fillestar.

KPK-ja ka shqyrtuar në vijim analizën e nevojave për prokurorë, me ç ‘rast ka miratuar shpalljen e konkursit për dhjetë (10) prokurorë në prokuroritë themelore.

Këshilli në takimin e sotëm, pas përfundimit të procesit të avancimit, ka marrë vendim të plotësojë Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës me 4 prokurorë të rinj, gjithashtu, ka marrë vendim për shpalljen e Konkursit për anëtarin e KPK-së nga radhët e shoqërisë civile.