2045 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbahet takimi i rregullt i Drejtorit të Sekretariatit të KPK-së me udhëheqësit e departamenteve

Prishtinë, 6 gusht 2018 – Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Lavdim Krasniqi, ka mbajtur sot takimin e rregullt me udhëheqësit e departamenteve të KPK-së, me ç‘rast ka diskutuar për dinamikën e realizimit të punëve në kuadër të përgjegjësive të tyre dhe mbështetjes për të gjitha prokuroritë.

Në takim është diskutuar për nevojat buxhetore për vitin 2018 dhe 2019, përfshirë sfidat e përgjithshme në këtë aspekt, zbatimin e planit të rekrutimeve dhe projektet që lidhen me funksionalizimin e sistemit për Sistemin e Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL).   

Drejtori i Sekretariatit, z. Lavdim Krasniqi, ka kërkuar nga udhëheqësit e departamenteve që të përcjellin dinamikën e zbatimit të planit të punës dhe ofrimit të shërbimeve të nevojshme për Këshillin, komisionet e tij dhe Prokurorin e Shtetit.