2044 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

U mbajt takimit i rregullt i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 5 shtator 2018 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka mbajtur sot takimin e rregullt, në të cilin ka diskutuar për aktivitetet e realizuara.

Anëtarët e Komisionit për Administrimin e Prokurorive diskutuan edhe për vizitat e realizuara në prokuroritë themelore, gjendjen e regjistrave, mënyrën e regjistrimit të lëndëve, gjendjen e përgjithshme të objekteve dhe procesin e zbatimit të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL).

Në takim u shqyrtuan edhe sfidat, më të cilat përballën prokuroritë themelore dhe u përgatitën rekomandimet për diskutim në Këshillin Prokurorial të Kosovës.