2039 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

U mbajt takimit i rregullt i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel

Prishtinë, 3 shtator 2018Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesi i tij, z. Zejnullah Gashi, ka mbajtur sot takimin e rregullt, në të cilin ka diskutuar për përgatitjet për dëgjim buxhetor për vitin 2019.

Qëllimi i takimit kishte të bënte me dy çështje thelbësore - përgatitja e dëgjimit buxhetor për vitin 2019 dhe procesi i shpenzimeve buxhetore për vitin 2018.

Anëtarët e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel diskutuan edhe për sfidat buxhetore të vitit 2018 dhe përgatitën argumentet për prezantim të kërkesës buxhetore për vitin 2019 në Ministrinë e Financave (MEF)