2027 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbahet takimi i Grupit për hartimin e draftit të Kodit të Etikës për prokurorë

 

Prishtinë, 24 gusht 2018 - Grupi për hartimin e Kodit të Etikës për prokurorë në vazhdim të punës së mbetur nga sesioni i fundit, i cili është realizuar më 22 gusht, ka mbajtur edhe sot një takim për të finalizuar draftin e punuar nga prokurorë e profesionistë vendorë dhe ekspertë holandezë. Në mbështetje të zbatimit të këtij kodi do të hartohet një udhëzues i veçantë, kurse ky proces i rëndësishëm është duke u mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, me anë të një grupi prokurorësh dhe ekspertesh të këtij vendi, si dhe prokurorë dhe profesionistë të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe Lëvizjes “Fol”, të cilët janë partnerë në këtë projekt. Kodi i Etikës përcakton sjelljen etike të prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, gjë që në ditët vijuese drafti final do të procedohet për shqyrtim në Komisionin për Çështje Normative, e mëpastaj për miratim në Këshillin Prokurorial të Kosovës.