2025 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Takim i rregullt i Drejtorit të Sekretariatit të KPK-së me udhëheqësit e njësive organizative

Prishtinë, 23 gusht 2018 – Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Lavdim Krasniqi, ka mbajtur sot takimin e rregullt me udhëheqësit e njësive organizative të KPK-së, me ç‘rast ka diskutuar për dinamikën e realizimit të projekteve të planifikuara.

Në takim z. Krasniqi ka diskutuar me udhëheqësit e njësive organizative të KPK-së për përgatitjet për dëgjimin buxhetor, zbatimin e planit për personel, zbatimin e projekteve nga lëmi i teknologjisë informative, arkivave, shërbimeve të përgjithshme dhe çështjeve të tjera të fushëveprimtarive përkatëse të sistemit prokrurorial . 

Kreu i Sekretariatit të KPK-së, z. Lavdim Krasniqi, ka kërkuar nga udhëheqësit e njësive organizative që në vijim të proceseve të tashme dhe të ardhme të bëjnë një shqyrtim dhe analizim të nevojshëm planifikues, në mënyrë që të vazhdohet ofrimi i shërbimeve efikase dhe efektive dhe, njëkohësisht, të ketë edhe avancime të ofrimit të shërbimeve në sistemin prokurorial të Kosovës.