2023 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës ngushëllon Familjen Lumezi

I nderuari Kryeprokuror i Shtetit, z. Aleksandër Lumezi dhe shumëe nderuara Familja Lumezi, me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit Tuaj, z. Nikë Lumezi.

Me këtë rast, në emër të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për z. Nikë Lumezi, i cili në cilësinë e juristit, gjyqtarit, avokatit dhe bartësit të detyrave të rëndësishme shtetërore ka dhënë kontribut të madh për avancimin e shtetit të Kosovës, duke lënë gjurmë të pashlyera me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij gjatë dekadave të kaluara,

Duke shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta në emër të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe duke bashkëndjerë pikëllimin Tuaj, ne ndajmë me Ju këtë dhimbje, duke e kujtuar me shumë respekt punën dhe kontributin e çmuar të tij.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!