1977 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbahet takimi i rregullt i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 12 korrik 2018 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, në përbërje: Bahri Hyseni, Kryesues, Besim Kelmendi dhe Dëshira Jusaj, anëtarë, si dhe Agatha Bouten, Këshilltare e EULEX-it për KPK-në, mbajti sot takimin e rregullt, me ç’rast u shqyrtuan dy udhëzime administrative për nevojat e menaxhimit të sistemit prokurorial.

Kryesuesi i Komisionit, Bahri Hyseni, ka thënë gjatë shqyrtimit të këtyre akteve nënligjore se mbizotëron pajtimi unik se Udhëzimi Administrativ nr. 03/2018 për menaxhimin e pasurisë jofinanciare është mjaft i nevojshëm për sistemin prokurorial. “Ky Udhëzim nevojitet në mënyrë esenciale, sepse dihet se deri më tani nuk kemi pasur një akt të veçantë që rregullon këtë çështje, mirëpo çështja e menaxhimit të pasurisë jofinanciare është bazuar në disa akte nënligjore, gjë që ka shkaktuar mjaft probleme gjatë zbatimit në të kaluarën, ka thënë Kryesuesi i Komisionit, Hyseni.

Komisioni shqyrtoi edhe Udhëzimin Administrativ nr. 02/2018 për përdorimin e automjeteve zyrtare të sistemit prokurorial të Kosovës, me ç’rast u sqarua rëndësia e tij për ekonomizimin e shpenzimeve të karburanteve, kurse, në fund, të dy udhëzimet e shqyrtuara iu rekomanduan për miratim Këshillit Prokurorial të Kosovës.