1933 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Krerët e KPK-së dhe KGJK-së kanë takuar donatorin e Projektit SMIL

Prishtinë, 25 qershor 2018 - Krerët e sistemit prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kanë pritur në takim një delegacion nga Norvegjia të përbërë nga, Arild Momberg Sande, Sven Mairus Urke dhe Stein-Ivar Lothe të cilët përfaqësuan Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë që është donatore e Projektit të Sistemit Informativ të Menaxhimit të Lëndëve (SMIL.)

Krerët e sistemit gjyqësor dhe prokurorial kanë njoftuar delegacionin Norvegjezë me progresin e realizimit të aktiviteteve kryesore të projektit.

Kryesuesi i KPK-së, Isufaj, gjatë këtij takimi tha së KPK ka përgatitur planin e veprimit për zbatimin e Sistemit për Menaxhimin Elektronik të Lëndëve (SMIL) që ka për qellim ndërmarrjen e masave dhe qartësimin e procesit për të gjithë zyrtarët përgjegjës të sistemit prokurorial.

Ai shtoi së kanë  ngritur kapacitet në Departamentin e TI prej 6 pozitave, ndërsa tha së janë të përkushtuar në përgatitjen e projekt propozimit të fazës së ardhshme të projektit, duke përcaktuar obligimet që duhet ti marrin e të cilat do të ndikojnë në qëndrueshmërinë e SMIL-it.