1909 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

KPK cakton prokurorët përgjegjës për komunikim me media

Prishtinë, 14 qershor 2018 - Këshilli Prokurorial të Kosovës (KPK), në takimin e njëqindepesëdhjetetre të tij, ka caktuar prokurorët përgjegjës për komunikim me media në të gjitha prokuroritë e Republikës së Kosovës.

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së komunikimit të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, duke inkurajuar pjesëmarrjen dhe informimin e qytetarëve, rritjen e përgjegjshmërisë dhe transparencës për opinionin e gjerë publik dhe duke u bazuar në Strategjisë për Komunikim të këtij sistemi, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe të gjitha prokuroritë kanë propozuar për miratim në KPK nga një prokuror përgjegjës për komunikim me media.

Pas shqyrtimit, KPK ka miratuar propozimet e dala nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokuroritë, për prokuror përgjegjës për komunikim me media.

Prokurorët e caktuar si përgjegjës për komunikim me media janë:

Besim Kelmendi, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit;

Xhevdet Bislimi, Prokuroria e Apelit;

Sylë Hoxha, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës;

Ibrahim Berisha, Prokuroria Themelore e Prishtinës;

Jetish Maloku, Prokuroria Themelore e Gjilanit;

Artan Çerkini, Prokuroria Themelore e Ferizajt;

Petrit Kryeziu, Prokuroria Themelore e Prizrenit;

Armend Zenelaj, Prokuroria Themelore e Gjakovës;

Ersan Qavolli, Prokuroria Themelore e Pejës dhe

Zejnije Kela, Prokuroria Themelore e Mitrovicës.