1875 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Diskutohet kërkesa e parë buxhetore për vitin 2019

Prishtinë, 29 maj 2018 - Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka mbajtur takimin e radhës.

Gjatë këtij takimi u diskutua kërkesa e parë buxhetore për vitin 2019, si dhe vlerësimet e hershme për vitet 2020-2021.

Kërkesa buxhetore për rritje të numrit të punëtorëve dhe për kategorinë e pagave dhe mëditjeve ishte temë tjetër e këtij takimi. Po ashtu u bisedua për kërkesat buxhetore të kategorive mallra e shërbime dhe investime kapitale.