1837 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Diskutohet draft i marrëveshjes së bashkëpunimit KPK-UP

Prishtinë, 10 maj 2018 - Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka mbajtur takimin e radhës ku ka diskutuar dhe e ka trajtuar draft- Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Universitetit të Prishtinës (UP).

Komisioni pasi ka analizuar draftin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës, i ka propozuar kryesuesit të KPK-së, Blerim Isufaj nënshkrimin e tij.

Qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi është vendosja e bashkëpunimit në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Universitetit të Prishtinës (UP), për kryerjen e ekspertizave dhe super ekspertizave nga ana e ekspertëve të Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës, me qëllim të përkrahjes së proceseve për avancimin e sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.