1816 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbahet takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 30 prill 2018 - Është mbajtur takimi i njëqindepesëdhjetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi anëtarët e KPK-së kanë diskutuar dhe miratuar Rregulloren Nr.01/2018 për shfrytëzimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në sistemin prokurorial të Kosovës.

Po sot, anëtarët e KPK-së morën vendim që përfaqësues ligjorë i Këshillit Prokurorial të Kosovës të jetë Drejtori i Sekretariatit, në mungesë të tij, Udhëheqësi i Zyrës Ligjore.

Më qëllim të implementimit sa me të mirë të Projektit SMIL, gjatë këtij takimi është marrë vendim obligues për stafin e sistemit prokurorial të Kosovës në ndjekjen e trajnimeve lidhur me implementimin e këtij projekti.

KPK sot ka aprovuar kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për transferimin e prokurorit Naim Abazi nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin e Krimeve të Renda të kësaj prokurorie dhe të njëjtin e ka transferuan me afat kohorë 6 muaj.