1791 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Ambasadori norvegjez mbështet sistemin e drejtësisë në Kosovë

Prishtinë, 11 prill 2018 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGjK)), Nehat Idrizi në një takim të përbashkët kanë pritur ambasadorin norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Kryesuesi Isufaj dhe Idrizi e falënderuan  ambasadorit norvegjez për bashkëpunimin e vazhdueshëm që kanë pasur të dy këshillat me Ambasaden e Norvegjisë dhe për mbështetjen që i është dhënë sistemit të drejtësisë, në veçanti projektit TIK/SMIL, ku donatorë kryesorë i këtij projekti është Norvegjia dhe se ky projekt vlerësohet si shumë i rëndësishëm në ngritjen e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në sistemin prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës.

Gjatë këtij takimi, ambasadori u njoftua për së afërmi për projektin e SMIL-it dhe për të gjitha prioritetet tjera që kanë të dy këshillat.

Ambasadori Per Strand Sjaastad, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për të realizuar këtë TIK/SMIL, me qëllim të rritjes së efikasitetit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.