1779 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi Isufaj vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës amerikane për KPK-në

Prishtinë, 30 mars 2018 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, ka pritur në takim Tracy Whittington, Drejtoreshë e Programit për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit në Ambasaden amerikane në Kosovë.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës me Ambasadën amerikane dhe për menaxhimin e donacioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka ndarë për sistemin prokurorial të Kosovës.

Kryesuesi Isufaj me këtë rast ka falënderuar Ambasadën amerikane dhe përmes saj popullin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme që po japin për sistemin prokurorial të Kosovës.

Në anën tjetër, drejtoresha Whittington, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm me KPK-në, ka diskutuar donacionet e mundshme në të ardhmen për sistemin prokurorial të Kosovës.

Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të KPK-së dhe Ambasadës amerikane në Kosovë.

Siç dihet, donacioni i fundit i ndarë nga SHBA-të për sistemin prokurorial të Kosovës, ishte me pajisje si: video konferenca, arkiv, dublikues DVD dhe pajisje përkthimi.