1776 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Hartimi i Kodit të Etikës për Prokurorë do të mbështetet nga ekspert holandez

Prishtinë, 29 mars 2018 - Drejtori i Sekretariatit të Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi ka pritur në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, e cila ishte e shoqëruar nga një grup prokurorësh dhe ekspertesh të këtij vendi.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit organizatave jo qeveritare  Lëvizja “Fol” dhe KDI, si zbatues të projektit “Promovimi i Integritetit në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë”, i financuar nga Ambasada holandeze në Kosovë.

Në këtë takim, është diskutuar për mundësit e bashkëpunimit dhe mbështetjes të sistemit prokurorial të Kosovës në hartimin e Kodit të ri të Etikës për Prokurorë dhe Udhëzuesit për zbatimin e këtij kodi, ndërsa bashkëbiseduesit janë pajtuar për metodologjinë e punës për hartimin e këtyre dy dokumenteve.