1774 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Realizohet iniciativa e KPK-së për dhurim vullnetar të gjakut

Prishtinë, 28 mars 2018 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut kanë organizuan aksionin vullnetar për dhurim të gjakut.

Iniciativës për dhurimin e gjakut i janë përgjigjur 17 punëtor të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut vlerësuan iniciativën e KPK-së dhe shprehen mirënjohjen e tyre për të gjithë dhuruesit vullnetar të gjakut.