1751 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Diskutohet korniza afatmesme e shpenzimeve për sistemit prokurorial

Prishtinë, 13 mars 2018 - Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka mbajtur takimin e radhës.

Gjatë këtij takimi u bisedua për kornizën afatmesme 2019-2021 të shpenzimeve, ku janë paraqitur dhe diskutuar tri objektiva me tri aktivitete të parapara për këtë periudhë kohore.

Po ashtu, anëtaret e komisionit kanë diskutuar edhe për buxhetin e sistemit prokurorial të Kosovës për tri vite, 2019-2021.

Në këtë takim, të cilin e udhëhoqi kryesuesi i Komisionit, njëherësh anëtari i KPK-së, Zejnullah Gashi, përveç anëtarëve të komisionit, kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Sekretariatit dhe Departamenti për Buxhet, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme.