1706 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Diskutohet raporti vjetor financiar për vitin 2017

Prishtinë, 21 shkurt 2018 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka mbajtur takimin e radhës, ku ka diskutuar për realizimin e buxhetit të vitit 2017 sipas programeve dhe kategorive ekonomike.

Në këtë takim, të cilin e udhëhoqi kryesuesi i Komisionit, njëherësh anëtari i KPK-së, Zejnullah Gashi, përveç anëtarëve të komisionit, kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Sekretariatit dhe Departamenti për Buxhet, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për planifikimin e kërkesave buxhetore për vitin 2019 dhe për zbatimin e planit për rekrutim të personelit.