1689 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Është zgjedhur ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Prokurorit Disiplinorë

Prishtinë, 01 shkurt 2018 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Këshilli Gjyqësor i  Kosovës (KGJK) kanë mbajtur takim të përbashkët për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Prokurorit Disiplinor

Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, Zyra e Prukurorit Disiplinor (ZPD) i shërben si Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ashtu edhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. Andaj, në kuadër të kompetencave të veta të dy këshillat kanë aprovuar sot, dorëheqjen e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Zef Prendrecaj.

Prendrecaj i ka shërbyer kësaj zyre nga qershori i vitit 2012 e deri më tani, ndërsa tani është zgjedhur prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Gjithashtu, në këtë takim në mbështetje të Ligjit për KGJK dhe KPK, me 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm të dy këshillave, Arianit Salihu, është zgjedhur ushtrues detyrë i Drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, i cili aktualisht është prokuror disiplinor në  ZPD.

Në konkurrencë për pozitën e  u.d të Drejtorit të ZPD-së ishin edhe katër kandidatë të tjerë.