1674 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Emërohen 21 prokurorë të rinj

Prishtinë, 22 janar 2018 - Sot, sistemit Prokurorial të Kosovës ju shtuan edhe 21 prokurorë të rinj.

Në pajtim me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, sot Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me dekret ka emëruar 21 prokurorë të rinj të shtetit.

21 prokurorët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër 7 prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës.

Siç dihet, para se emrat e 21 kandidatëve për prokurorë të dërgohen te Presidenti për emërim, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ata i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr Këshilli Prokurorial i Kosovës.