1671 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Komisioni për Çështje Normative ka bërë plotësim-ndryshimin e një Udhëzimi Administrativ

Prishtinë, 18 janar 2018 -  Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka mbajtur takimin e radhës ku ka diskutuar për Udhëzimin Administrativ Nr.01/2018 për caktimin e normës orientuese për prokurorët e shtetit dhe për Planin e Punës së Komisionit për Çështje Normative për vitin 2018.

Në këtë takim kanë marrë pjesë anëtarët e Komisionit, përfaqësues të Ambasadës Amerikane, EULEX-it dhe administratës së Këshillit.

Udhëzimin Administrativ Nr.01/2018 për caktimin e normës orientuese për prokurorët e shtetit, i përgatitur nga grupi punës, të cilën anëtarët e komisionit së bashku me përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtar e plotësuan dhe ndryshuan dhe në fund Komisioni vendosi që i njëjti t’i propozohet Këshillit për miratim në takimin e radhës.

Sa i përket Planit të Punës së Komisionit për Çështje Normative për vitin 2018, i cili bazohet në Planin e Punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës, për vitin 2018, anëtarët e Komisionit e miratuan këtë Plan në bazë të së cilit Komisioni do të zhvillojë aktivitetet për gjatës këtij viti.