1650 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Diskutohet plani i personelit për vitin 2018

Prishtinë, 11 janar 2018 - Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka mbajtur takim të përbashkët me anëtarë të Komisionit për Administrimin e Prokurorive, Drejtorin e Sekretariatit dhe zyrtarët për buxhet, financa e personel.

Qëllimi i këtij takimi ishte finalizimi i planit të personelit për vitin 2018 në sistemin prokurorial të Kosovës.

Gjatë këtij takimi u analizuan nevojat e prokurorive dhe njësive tjera organizative të sistemit prokurorial lidhur me caktimin e stafit të ri që do të rekrutohet gjatë këtij viti.

Në këtë takim u tha se plotësimi i vendeve të lira të punës dhe atyre të reja, do të ndikojë në ngritjen e efikasitetit të punës dhe ngritjen e transparencës në sistemin prokurorial të Kosovës.