1634 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Komisioni për Administrimin e Prokurorive ka mbajtur takim me udhëheqësit e shkrimoreve

Prishtinë, 19 dhjetor 2017 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive ka mbajtur takim me administratorët dhe shefat e shkrimorëve të të gjitha prokurorive.

Ky takim është udhëhequr nga kryesuesja e këtij komisioni, anëtarja e Këshillit Prokurorial të Kosovës – prokurorja Radica Milic dhe ka pasur për qëllim informimin e komisionit për përgatitjen e planit të punës për vitin 2018, përmes prezantimit të sfidave në shkrimoret e prokurorive dhe propozimet për tejkalimin e tyre.

Gjatë këtij takimi është biseduar për evidencat e lëvizjeve të lëndëve, pranimin dhe dorëzimin e postës dhe për planet e punës së shkrimoreve.

Po ashtu, është trajtuar dorëzimi i lendeve nga prokurorët, të dhënat statistikore, sigurimi i materialeve të nevojshme për punë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen shkrimoret.