1613 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Komisioni për Çështje Normative ka mbajtur takimin e radhës

Prishtinë, 6 dhjetor 2017 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka mbajtur takimin e radhës ku ka diskutuar për Rregulloren Nr.06/2017 për shfrytëzimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në sistemin prokurorial.

Në këtë takim kanë marrë pjesë anëtarët e Komisionit, përfaqësues të EULEX-it, projektit të Binjakëzimit, si dhe përfaqësues nga administrata e Këshillit.

Kryesuesi i Komisionit fillimisht i ka njoftuar të pranishmit me draftin e kësaj rregullore, ku ka përmendur qëllimin e saj, që ka të bëjë me përcaktimin e rregullave për shfrytëzimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në gjithë sistemin prokurorial. Kjo rregullore do të zbatohet nga të gjithë të punësuarit në sistemin prokurorial përfshirë prokurorët dhe stafin administrativ.

Pas diskutimit të drafti të Rregullores,  anëtarët e Komisionit vendosën që kjo rregullore t’i propozohet Këshillit Prokurorial për miratim në një nga takimet e radhës.