1588 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 1 nëntor 2017 – Është mbajtur takimi i njëqindedyzetedy i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Në fillim të këtij takimi anëtarët e KPK-së diskutuan për fushat në të cilat prokurorët dhe stafi administrativ i sistemit prokurorial të Kosoves kanë nevojë për trajnime dhe propozuan temat e trajnimeve që do të mbahen në Akademinë e Drejtësisë së Kosovës gjatë vitit 2018.

Gjatë takimit të sotëm, për punën e prokurorive që ata udhëheqin, për periudhën prill-qershor 2017, kanë raportuar Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Prokurori i autorizuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kryeprokurorët e prokurorive themelore të Ferizajt, Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës dhe Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit.