1554 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Komisioni për Çështje Normative ka mbajtur takimin e radhës

Prishtinë, 9 tetor 2017 -  Komisioni për Çështje Normative ka mbajtur takimin e radhës ku u diskutua lidhur me Rregulloren Nr.06/2017 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 02/2015, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në këtë takim, përveç anëtarëve të Komisionit për Çështje Normative, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit nga Ambasada amerikane, EULEX-i, dhe të projektit të binjakëzimit, të cilët në vazhdimësi mbështesin punën e Komisionit për Çështje Normative dhe të Këshillit në përgjithësi.

Komisioni propozoi që neni 8 i rregullores Nr. 02/2015 për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, të riformulohet sa i përket përbërjes së Komisionit Zgjedhor, si dhe neni 15 sa i përket dispozitave përfundimtare të shfuqizohet.

Në fund anëtarët e Komisionit në mënyra unanime vendosen që kjo rregullore t’i propozohet Këshillit për miratim.