1548 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi Isufaj ka pritur në takim Prokurorin e Përgjithshëm të Turqisë

Prishtinë, 03 tetor 2017 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, së bashku me anëtarët e Këshillit, kanë pritur një delegacion të Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë, të udhëhequr nga prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë, Mehmet Akarca.

Kryesuesi Isufaj, iu ka dëshiruar mirëseardhje delegacionit të Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë, si dhe i ka njoftuar me funksionimit e sistemit prokurorial si organizimin, rolin dhe kompetencat e  Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Po ashtu, Kryesuesi Isufaj dhe Prokurori i Përgjithshëm Akarca, kanë biseduar për nevojën e shkëmbimit të eksperiencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të dy institucioneve.

Ndërkaq, Prokurori i Përgjithshëm Akarca, ka falënderuar Kryesuesin Isufaj për pritjen e bërë, si dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të Turqisë, për ta ndihmuar Këshillin Prokurorial dhe Prokurorin e Shtetit.