1499 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi Isufaj është takuar me përfaqësues të Drejtorisë së Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit të BE-së

Prishtinë, 13 shtator 2017 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim një delegacion të Drejtorisë së Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit të Bashkimit Evropian, të kryesuar nga Xavier Denis, Udhëheqës i kësaj Drejtorie. Në takim kanë marrë pjesë edhe zyrtar nga EULEX dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në fillim të takimit, kryesuesi Isufaj ka njoftuar mysafirët me strukturën e sistemit prokurorial të Kosovës, punët që janë bërë dhe synimet e këtij sistemi në të ardhmen.

Në anën tjetër delegacioni nga Drejtoria e Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit të Bashkimit Evropian shprehën interesimin e tyre për bashkëpunimin e sistemit prokurorial të Kosovës me EULEX-in dhe Zyrën e BE-së në Kosovë.

Kryesuesi Isufaj vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të EULEX-it dhe Zyrës së BE-së për sistemin prokurorial dhe shtoi që qëllimi i tij është ngritja e vazhdueshme e bashkëpunimit me dy institucionet e lartcekura.

Në këtë takim u tha se ngritja e bashkëpunimit në mes të sistemit prokurorial me EULEX-in dhe Zyrën e BE-së do të ndikojë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.