1457 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Reagim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës

Prishtinë, 08 gusht 2017 – Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka përcjellë zhvillimet e fundit mediale dhe është tejet i indinjuar me mënyrën se si asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, z. Xhavit Drenori, e ka apostrofuar kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, z. Imer Beka, për kinse mosveprim. Forma të tilla të deklarimit publik rrezikojnë jo vetëm integritetin e kryeprokurorit Beka por edhe autoritetin e sistemit prokurorial në tërësi.

Për Këshillin, mbrojtja e pavarësisë dhe autoritetit të prokurorëve është obligim, andaj aktet e tilla të deklarimeve publike ndaj prokurorëve janë të pa tolerueshme.

Këshilli qëndron fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështet ata në ushtrimin e funksionit të tyre dhe i inkurajon në përmbushjen e mandatit të tyre.

KPK siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton.