1379 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Komisioni për Çështje Normative bënë plotësim-ndryshimin e dy udhëzimeve administrative

Prishtinë, 9 qershor 2017 - Komisioni për Çështje Normative ka mbajtur takimin e radhës ku u diskutua lidhur me Udhëzim Administrativ Nr. 01/2017, për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2016, përcaktimin e shpenzimeve te reprezentacionit dhe Udhëzim Administrativ Nr. 02/2017, për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2016, për përdorimin e telefonave fiks dhe mobil në Këshillin Prokurorial dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin tre anëtarë të Komisionit për Çështje Normative, nga administrata Drejtori i Sekretariatit dhe përfaqësuesi i divizionit për Buxhet dhe Financa.

Kryesuesi i Komisionit fillimisht i njoftoi të pranishmit me qëllimin e plotësimit dhe ndryshimit të këtyre dy udhëzimeve, që ka të bëjë me ndryshimet që janë bërë në kuadër të sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, pas riorganizimit të tij dhe me qëllim të zvogëlimit të shpenzimeve që kanë të bëjnë me reprezentacion dhe shpenzimet e telefonisë mobile dhe fikse të sistemit prokurorial në përgjithësi.

Pas diskutimeve lidhur me caktimin e shumave për reprezentacion dhe telefoni mobile e fikse, anëtarët e Komisionit miratuan këto dy udhëzime dhe të njëjtat u rekomanduan për miratim nga Këshilli në takimin e radhës së tij.