1368 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi Isufaj ka mbajtur fjalim në tryezën “Rritja e kapacitetit të prokurorëve të Kosovës për t'u marrë me korrupsionin - me fokus në konfiskim”

Prishtinë, 2 qershor 2017 -  Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka mbajtur një fjalim në tryezën e organizuar nga EULEX-i me temë: “Rritja e kapacitetit të prokurorëve të Kosovës për t'u marrë me korrupsionin - me fokus në konfiskim”. Në këtë tryezë ishte edhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Në fillim të fjalës së tij, kryesuesi Isufaj falënderoi EULEX-in për mbështetje në ngritjen e kapaciteteve të sistemit prokurorial në luftë kundër korrupsionit. Ndërsa shtoi së korrupsioni, krimi ekonomik, ngrirja, sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve duhet të trajtohen përmes një lufte të pa kompromiset kundër tyre.

Më tej, kryesuesi Isufaj tha së KPK dhe PSH kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për të ngritur nivelin e luftës kundër korrupsionit. Në këtë drejtim, ai tha se kanë hartuar strategji të veçanta, kanë themeluar mekanizma të posaçëm, kanë rekrutuar prokurorë të rinj shtesë dhe kanë punuar në përcaktimin e politikave adekuate për vlerësimin e performancës, disiplinimin dhe trajnimin e prokurorëve, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në luftimin e korrupsionit.