1336 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Vlerësohet bashkëpunimi i sistemit prokurorial të Kosovës dhe atij të Norvegjisë

Prishtinë, 17 maj 2017 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim Sven Marius Urke, Drejtor i Administratës Gjyqësore në Norvegji.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin në mes të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe Norvegjisë, me theks të veçantë për Projektin e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TI) dhe Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL).

Me këtë rast, kryesuesi Isufaj ka falënderuar drejtorin Marius Urke për mbështetjen që Norvegjia po jep për sistemin prokurorial të Kosovës, ndërsa ka thënë se Projekti TIK\SMIL, i cili po financohet nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, do të ndikojë në ngritjen e transparencës.

Në anën tjetër, Drejtori i Administratës Gjyqësore në Norvegji, duke vlerësuar bashkëpunimin me sistemin prokurorial të Kosovës, premtoi mbështetje të vazhdueshme për këtë sistem.