1335 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Hartohet Rregullorja për Komisionin për Buxhet, Financa dhe Personel

Prishtinë, 17 maj 2017 - Komisioni për Çështje Normative dhe Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel, kanë mbajtur takim të përbashkët, ku kanë diskutuar për Draft Rregulloren për Komisionin për Buxhet, Financa dhe Personel.

Në këtë takim, përveç anëtarëve të dy komisioneve, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit nga Ambasada amerikane, EULEX-i, dhe të projektit të binjakëzimit, të cilët në vazhdimësi mbështesin punën e Komisionit për Çështje Normative dhe të Këshillit në përgjithësi.

Pas diskutimeve të anëtarëve të komisionit dhe përfaqësuesve ndërkombëtar, u hartua drafti i Rregullores për Komisionin për Buxhet, Financa dhe Personel dhe i njëjti draft, pas miratimit nga anëtarët e Komisionit, u vendos që t’i dërgohet për miratim Këshillit Prokurorial të Kosovës.